Një aeroplan ateron në mënyrë emergjente në Beograd, kjo është arsyeja
Një aeroplan ateron në mënyrë emergjente në Beograd, kjo është arsyeja
Një pasagjer në një aeroplani që ka udhëtuar nga Këlni drejt Nishit ka ndërruar jetë në aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”. Aeroplani ateroi në aeroportin e Beogradit pasi pasagjerit i është përkeqësuar gjendja gjatë fluturimit, konfirmuan sot për mediat e Beogradit mjekët e Ndihmës emergjente.
“Piloti ka denoncuar rast emergjent dhe ka marrë leje për aterim mbrëmë në orën 22:24. Reanimacioni kishte filluar. Ekipi ynë erdhi, mori pjesë në reanimim, por në fund mundi ta konstatojë vetëm vdekjen”, tha dr. Ivana Stefanoviq nga Ndihma Emergjente.








