Një avion me katër pasagjerë është zhdukur në Kroaci

Mëngjesin e sotëm, policia kroate ka marrë një raport nga Administrata e Mbrojtjes Civile se një avion Cessna 182 është zhdukur nga radari i Shërbimit Kroat të Navigacionit Ajror në orën 11:25 në zonën e gjerë të Slunjit.

Ndërkohë, Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor tha se një aeroplan sportiv me katër pasagjerë ishte rrëzuar në veri të Rakovicës, por më pas e tërhoqi postimin dhe shkroi në Twitter se ai ishte zhdukur.

Sipas informacioneve jozyrtare, në avion ndodheshin katër shtetas hungarez. Nga ana tjetër, gazeta “Vecernji list” shkruan se jozyrtarisht ka marrë vesh se udhëtonin tre gjermanë dhe një kroat.

Avioni po fluturonte nga Spliti për në Gjermani.

Menjëherë pas raportimit, më shumë se 60 pjesëtarë të policisë dhe Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor u angazhuan në kërkimin e terrenit, duke përdorur një dron. Policia tha se në kërkim u përfshinë edhe pjesëtarë të policisë speciale dhe të ndërhyrjes.

Moti i keq pengon fluturimin e helikopterëve, të cilët përndryshe do të përdoreshin në kërkim. Në momentin e zhdukjes së Cesnës, moti ishte edhe më i keq. 

LEXO EDHE:

Back to top button