Një burrë në Kinë vodhi 570 mijë euro me ndihmën e Inteligjencës Artificiale

Një burrë në Kinë vodhi 570 mijë euro me ndihmën e Inteligjencës Artificiale

Një hajdut në Kinë përdori inteligjencën artificiale për të ndryshuar pamjen dhe për t’u paraqitur si mik i një sipërmarrësi të cilit i zhvati më shumë se gjysmë milioni euro, thanë autoritetet.

Viktima, i njohur vetëm me mbiemrin e tij, Guo, tha se në muajin prill mori një video-telefonatë nga një person që dukej jashtëzakonisht si miku i tij.

Por, personi me të cilin foli ishte një mashtrues, “i cili përdorte teknologjinë e inteligjencës artificiale për të ndryshuar pamjen e tij”, sipas një artikulli të botuar të hënën në një gazetë të lidhur me autoritetet e Fuzhou, në lindje të vendit.

Hajduti e siguroi se shokut të tij i duheshin para menjëherë për të paguar garancinë e tenderit publik. Kështu ai arriti ta bindë Gu-në që t’i paguante 570 mijë euro nga llogaria bankare e kompanisë së tij.

“Gjatë video-bisedës, isha i sigurt se ishte fytyra dhe zëri i një personi që e njihja dhe nuk dyshova për asgjë”, ka thënë sipërmarrësi.

Pasi bëri pagesën, Guos i dërgoi një shok një SMS, identiteti i të cilit ishte vjedhur nga hajduti.

Kur ka parë reagimin e mikut të tij, i cili duket se nuk kishte dijeni për transaksionin, biznesmeni kuptoi se ishte mashtruar dhe thirri policinë.

Ky i fundit ka urdhëruar bankën që të mos paguajë paratë dhe Gu-së i janë kthyer 450 mijë euro, shkruan gazeta. Mashtruesit nuk u gjetën.

Përdorimi i inteligjencës artificiale për abuzim është në rritje, veçanërisht pasi kompania amerikane OpenAI prezantoi ChatGPT në nëntor, një robot me të cilin mund të flitet dhe imiton zërin e njeriut.

Ndërfaqja nuk është e disponueshme në Kinë, por ChatGPT është objekt i diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe kompanitë e mëdha kineze të teknologjisë po konkurrojnë për të zhvilluar mjete të ngjashme.

LEXO EDHE:

Back to top button