Një grup mjekësh japonezë po kërkojnë kompensim nga Google për komentet e pabaza

Një grup mjekësh japonezë po kërkojnë kompensim nga Google për komentet e pabaza

Një grup mjekësh japonezë kanë ngritur një padi kundër motorit të kërkimit amerikan Google, duke kërkuar dëmshpërblim për ato që ata thonë se janë komente nënçmuese dhe shpesh të rreme të pa monitoruara.

Padia, e cila u ngrit dje në Gjykatën e Qarkut të Tokios, kërkon 1.4 milionë jen (8,800 euro) dëmshpërblim për 63 punonjës mjekësorë, raportoi AP. Google tha në një deklaratë të dërguar me email se po punon “24 orë në ditë” për të reduktuar informacionin mashtrues ose të rremë në platformën e saj, duke kombinuar burimet njerëzore dhe teknologjike “për të eliminuar komentet e rreme”.

Padia pretendon se komente negative të pabazuara u postuan në Google Maps, një aplikacion shumë i popullarizuar në Japoni që lejon njerëzit të vlerësojnë institucione të ndryshme dhe të japin komente personale. Google thuhet se ka bërë pak për të zgjidhur problemin, pavarësisht ankesave.

LEXO EDHE:

Back to top button