Një i plagosur me armë afër Piramidës në Tiranë

Një plagosje me armë është shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, pranë Piramidës. Raportohet se në afërsi të Piramidës është konstatuar i shtrirë në trotuar një shtetas, ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi në fjalë është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./TCh

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button