Një i vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit është raportuar për një të vdekur dhe 41 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

RAPORTI I PLOTË:

06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.
Në total numri i rasteve aktive është 1.737.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button