Një ilaç përgjysmon rrezikun e vdekjes nga kanceri i mushkërive
Një ilaç përgjysmon rrezikun e vdekjes nga kanceri i mushkërive

Një pilulë e re mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes nga një lloj i caktuar i kancerit të mushkërive nëse merret çdo ditë pas operacionit për të hequr një tumor. Pilula u testua në një provë klinike në Shtetet e Bashkuara.
Në mbarë botën, rreth 1.8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri i mushkërive. Pilula e re, e krijuar nga grupi farmaceutik Astra Zeneca, quhet osimertinib. Ai trajton një lloj kanceri të mushkërive që prek 10-25 përqind të pacientëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë dhe 30-40 përqind në Azi.
Në testin klinik morën pjesë mbi 680 pacientë nga mbi 20 vende, të cilët ishin në fazat e hershme të sëmundjes. Pacientëve fillimisht iu hoq tumori me operacion, dhe më pas gjysma e tyre pinin ilaçin, ndërsa gjysma tjetër pinë një placebo.
Rezultatet treguan se pacientët që pinin ilaçin kishin 51 për qind më pak gjasa të vdisnin në krahasim me pacientët e tjerë. Pas 5 vitesh, 88 për qind e pacientëve që morën ilaçin ishin gjallë, krahasuar me 78 për qind të pacientëve që morën një placebo.
Ilaçi tashmë shitet në dhjetëra vende të botës për qëllime të ndryshme.