Një iluzion optik që zbulon nivelin tuaj të stresit: Shikoni mirë dhe zbuloni nëse keni nevojë për një pushim

Një profesor i psikologjisë eksperimentale në Universitetin e Kiotos, Akoyoshi Kitaoka shpeshherë del me teste dhe iluzione optike, të cilat i ndan në profilin e tij X.

Disa nga iluzionet e tij optike mund të zbulojnë nivelin tuaj të stresit. I tillë është testi i radhës. Mjafton të shikoni këtë iluzion optik për 20 sekonda dhe të shihni nëse rrathët lëvizin. Më pas duhet ta drejtoni shikimin drejt diçkaje të bardhë dhe statike, siç është muri.

Nëse imazhet mbeten të palëvizshme, psikologu thotë se nuk jeni shumë të stresuar. Nëse rrathët rrotullohen ngadalë, ndoshta keni nevojë për pak pushim, dhe nëse lëvizin shpejt në rreth, ai thotë se është koha për një pushim të gjatë!

 

LEXO EDHE:

Back to top button