Një lajm i keq dhe një i mirë për Inzagin para dy finaleve

Skuadra e Interit do të luajë dy finale brenda 15 ditësh, një në Kupën e Italisë ndaj Fiorentina dhe atë të Ligës së Kampionëve ndaj Man. Sitit. Mesfushori armen Henrikh Mkhitarian, i dëmtuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ndaj Milanit, nuk do të ketë mundësi t’i luajë të dyja ato.

Pasi ka kryer analizat, mësohet se mesfushori do të qëndrojë disa ditë pushim, duke humbur finalen e Kupës së Italisë, që luhet më 24 maj. Stafi mjekësor i Interit po punon që Mkhitaryan të rikuperojë për finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor.

Analizat mjekësore që armeni kreu ditët e fundit evidentuan një problem muskulor në pjesën e përparme të kofshës së majtë. Gjithsesi, gjendja e lojtarit do të vlerësohet ditë pas dite, por Inzagi dhe stafi mjekësor nuk kanë ndërmend të rrezikojnë dhe do të presin rikuperimin 100% të armenit.

LEXO EDHE:

Back to top button