Një luftë tregtare midis BE-së dhe Kinës do të ndihej më shumë nga konsumatorët
Tarifat e mundshme ndëshkuese të Bashkimit Evropian për makinat elektrike nga Kina do të çonin në ndryshime të rëndësishme në treg dhe efektet do të ndjehen nga konsumatorët fundorë si çmime më të larta, ka vlerësuar Instituti Gjerman për Ekonominë Botërore (IfW) nga Kiel.

Në mesin e majit, SHBA vendosi tarifa të rënda ndëshkuese për e-makinat kineze dhe bateritë e makinave, gjysmëpërçuesit, panelet diellore dhe produktet e tjera për shkak të dumpingut.
Në BE ka një diskutim të gjallë nëse duhet të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe Komisioni Evropian nga viti 2023 po analizon nëse Kina po minon konkurrencën e ndershme në treg me subvencionet shtetërore të eksportit.
Sipas projeksionit të IfW, tarifat shtesë evropiane prej 20 përqind do të çojnë në një reduktim të importeve të automjeteve elektronike nga Kina me rreth 25 përqind.
E konvertuar në gati gjysmë milioni automjete që BE-ja importoi në vitin 2023, do të ishte 125,000 automjete më pak, me një vlerë totale prej rreth 3.8 miliardë euro, dhe mes atyre automjeteve, një numër i madh i markave evropiane që prodhohen në Kinë.
Sipas simulimit të institutit, mungesa mund të kompensohet vetëm pjesërisht nga prodhimi më i lartë në BE, që do të nënkuptonte se disa nga eksportet e mëparshme të BE-së do të duhej të ridrejtoheshin në tregun e brendshëm.
“Për konsumatorët, rezultati përfundimtar ndoshta do të ishte çmime më të larta për makinat elektrike, pasi prodhimi në BE është dukshëm më i shtrenjtë se në Kinë për shkak të kostos së energjisë dhe materialeve,” tha eksperti i tregtisë dhe studiuesi i IfW Julian Hintz.
Ai shtoi, megjithatë, se nuk është aspak e sigurt që prodhuesit evropianë do të jenë në gjendje të mbushin boshllëkun që rezulton dhe se prodhuesit kinezë si BYD do të jenë gjithashtu në gjendje të plotësojnë kërkesën nga objektet e reja të prodhimit që do të ndërtojnë në Evropë.
Sipas simulimit, tarifat ndëshkuese do të nënkuptonin gjithashtu një ulje të eksporteve evropiane në Kinë në segmentin e makinave dhe pjesëve.
IfW theksoi se nuk mori parasysh kundërmasat e mundshme kineze në simulimin e tij.
Gjermania, industria e fortë e automobilave e së cilës është më aktive në tregun kinez, është më shumë kundër tarifave.
Kina tashmë ka paralajmëruar se do të përgjigjet me kundërmasa që do të godasin BE-në dhe SHBA-në. Ministria e Tregtisë e Kinës ka njoftuar se do të kufizojë eksportet e teknologjisë së hapësirës ajrore nga 1 korriku.
Portali Politico.eu, duke cituar burime nga Komisioni Evropian, shkruan se autoritetet e Pekinit i kanë dërguar një letër të gjatë komisionerit për tregti, Valdis Dombrovskis, ku shprehin pakënaqësinë e tyre për hetimin e Komisionit dhe luftën e ardhshme tregtare.
Në letër thuhet se negociatat duhet të çojnë në ide të reja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.
Në letër, Preking jo vetëm që bëri thirrje për një “armëpushim” dhe një ndalim të hetimit, por kërcënoi se do të hakmerrej ndaj sektorëve të aviacionit dhe bujqësisë evropiane.
Masat në fushën e bujqësisë do të preknin seriozisht BE-në pasi Kina është tregu i tretë më i madh i eksportit për produktet e saj bujqësore dhe ushqimore. Masat në aviacion do të prekin më së shumti prodhuesin evropian të avionëve Airbus, i cili është furnizuesi kryesor i tregut kinez.
Zëdhënësi Dombrovskis konfirmoi për Politico se po punohet për një përgjigje ndaj letrës.