Një mace e vogël robot ftoh kafen tuaj të nxehtë për t’ju shpëtuar nga djegiet

Një mace e vogël robot ftoh kafen tuaj të nxehtë për t'ju shpëtuar nga djegiet

Shumica e pronarëve të maceve janë mësuar që ato të shkaktojnë kaos: lini një gotë afër skajit të tavolinës dhe nuk do të kalojë shumë derisa pija juaj të jetë në dysheme.

Por kompania japoneze Yukai Engineering ka zhvilluar një mace të lezetshme robotike që kujdeset për pijen tuaj. Një pajisje e quajtur “Nekojita fufu” vendoset në brendësi të pijeve tuaja dhe fryn mbi të për ta ftohur kur është shumë nxehtë. Kompania japoneze është e njohur për pajisjet e saj të lezetshme dhe Fufu nuk është i vetmi krijim robotik që ata ofrojnë në treg.

Kompania e përshkruan pajisjen si një mace të vogël robot, një “partner personal gjatë vaktit”.

Një nga dizajnerët e kompanisë vuri në dukje se frymëzimi për idenë erdhi kur ai ndjeu sikur nuk kishte frymë pasi frynte ushqimin e vogëlushit të tij për ta ftohur. Emri Fufu vjen nga vetë tingulli i dikujt që fryn në pije ose vakt për ta ftohur.

Pajisja ka një ventilator të brendshëm dhe një seri mënyrash “frymëmarrjeje” të rastësishme. Ndërsa Fufu mund të mos jetë i nevojshëm për shumicën e njerëzve, kompania pretendon se njerëzit kanë nevojë për shpikjen.

Kompania citoi një sondazh të vitit 2018 të kryer në Japoni që tregoi se 47 për qind e njerëzve kanë intolerancë ndaj ushqimit të nxehtë. Prandaj, ata besojnë se kjo pajisje mund të jetë një dhuratë ideale për një prind të zënë dhe një shoqërues i lezetshëm “robotik” për një të moshuar që shpesh ka nevojë për ftohje të shpejtë të vakteve ose pijeve.

Sipas informacioneve, kompania duhet ta shesë pajisjen në Japoni për 3800 jen japonez (rreth 25 dollarë).

LEXO EDHE:

Back to top button