Një meteor ndriçoi qiellin e natës mbi Queensland
Një meteor ndriçoi qiellin e natës mbi Queensland

Banorët e pjesëve të ndryshme veriore të Queensland, Australi, patën mundësinë të shohin një pamje spektakolare në qiell gjatë fundjavës.
Shumë prej tyre tani po mbledhin të dhëna për të përcaktuar vendndodhjen e rrëzimit të meteorit dhe gjurmët aktualisht tregojnë në qytetin e Croydon.
Koleksionistë të shumtë duan të “kapin në dorë” meteorët, pra pjesët e tyre, ndaj nisen në kërkim.
Meteori u shfaq mbrëmjen e së shtunës me orën lokale, dhe u regjistrua nga kamerat e instaluara në makina, si dhe nga kamerat e sigurisë.