Një muaj nga fillimi i luftës së ashpër mes Izraelit dhe Hamasit

Një muaj nga fillimi i luftës së ashpër mes Izraelit dhe Hamasit

Sot, 1 muaj që nga fillimi i luftës së ashpër mes Izraelit dhe Hamasit. Operacionet tokësore nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe bombardimet e vazhdueshme po godasin civilët, spitalet, kampet e refugjatëve, xhamitë, kishat dhe ndërtesat e OKB-së, përfshirë vendstrehimet. Deri tani, numri i palestinezëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 10.000 personash, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Sipas ministrisë, mbi 4.100 viktima ishin fëmijë dhe 2.640 gra. Në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke bërë edhe një herë thirrje për armëpushim humanitar, tha se mbrojtja e civilëve “duhet të jetë parësore” në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, duke paralajmëruar se Rripi i Gazës po shndërrohet në “varrezë për fëmijët”. Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do të ketë “përgjegjësi për sigurinë e përgjithshme” në Rripin e Gazës për një kohë të papërcaktuar pasi të ketë përfunduar lufta me Hamasin. Ai, po ashtu, u shpreh i gatshëm për “pauza të shkurtra” nëse lirohen rreth 240 pengjet që i rrëmbeu Hamas gjatë sulmeve të 7 tetorit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button