Një muaj paraburgim për dy shtetasit francez që u arrestuan dje, kishin targa ruse

Një muaj paraburgim për dy shtetasit francez që u arrestuan dje, kishin targa ruse

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy shtetës franceze të cilët ishin dërguar në mbajtje për shkak se nga pika kufitare në Leposaviç kanë hyrë ilegalisht në Kosovë. Ndërsa është bërë e ditur se për të dy shtetasit francez është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Është bërë e ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj dy shtetasve francez të arrestuar dje të cilët kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale me veturë me targa ruse.

Vendimi për masën e paraburgimit është marrë nga dega Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Leposaviq

“Me datën 25.07.2022 rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviçit,, Njësitet Policore Kufitare-DRK-Veri, kanë ndaluar automjetin Land Rover, ngjyrw e bardhë, me targa të huaja (ruse), në tw cilin gjendeshin dy persona meshkuj, B.G. (1954) dhe A.F. (1986), me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button