Një person është lënduar lehtë në aksident automobilistik që ndodhi dje në Bulevardin “Aradhet Partizane”
Një person është lënduar lehtë në aksident automobilistik që ndodhi dje në Bulevardin "Aradhet Partizane"

Një person është lënduar lehtë në aksident automobilistik që ndodhi dje në Bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup në një përplasje midis një autoambulance dhe një automobili “Tojota Jaris”. Në videon e aksidentit që qarkullon në rrjetet sociale shihet se si autoambulanca është përmbysur në bulevardin. Shoferi H. J., 45 vjeç, i cili drejtonte autoambulancën, u transferua në spital, ku u konstatua se kishte dëmtime të lehta, pas të cilave u lirua për trajtim në shtëpi. Automjeti i tipit “Tojota Jaris”, nga ana tjetër, drejtohej nga 44-vjeçarja M.L., e cila nuk është ankuar për lëndime. Nga inspektimi i kryer në vendin e ngjarjes nga ana e policisë është konstatuar vetëm dëm material. /Alsat.mk