Një peshkaqen robotik nga Thames mbledh 21,000 shishe në ditë

Një peshkaqen robotik nga Thames mbledh 21,000 shishe në ditë

Peshkaqeni robotik i shpikur nga kompania RanMarine mund të japë një kontribut të rëndësishëm në pastrimin e lumenjve.

Themeluesi i kompanisë RanMarine është Richard Hardiman, i cili mori idenë për një peshkaqen robotik pasi pa dy burra që përpiqeshin të mblidhnin mbeturinat nga varka e tyre.

“Ata mblidhnin mbeturina nga uji ndërsa era i frynte. Mënyra e tyre më dukej joefikase”, thotë Hardiman për Euronews.

Ai e quajti robotin e tij WasteShark dhe dizajni u frymëzua nga nofullat e mëdha të peshkaqenëve që gëlltitin gjithçka në rrugën e tyre. Roboti mund të mbledhë deri në 21 mijë shishe mbeturinash në një ditë.

“Kjo është një makinë autonome që mbledh mbetjet e ujit në nivelin e sipërfaqes. Ato mbetje mund të jenë plastike ose diçka tjetër, madje edhe biomasë si algat”, shton ai.

Roboti aktualisht po përdoret në lumin Thames në zonën e Canary Wharf të Londrës, e cila vizitohet çdo ditë nga 120 mijë njerëz për punë ose pazar. Kjo zonë menaxhohet nga Canary Wharf Group, një grup që ka udhëhequr iniciativa të shumta për të reduktuar sasinë e plastikës për një përdorim. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, filxhanet e kafesë dhe ambalazhet e ushqimeve ende përfundojnë në ujë.

Roboti WasteShark është ideal për mbledhjen e mbeturinave të tilla, dhe gjithashtu është miqësor me mjedisin.

“E kemi projektuar në mënyrë që të mos ketë asnjë ndikim të dëmshëm në mjedisin ku operon. “Do të shihni shumë varka atje me ekuipazhe që mbledhin mbeturina, por ato varka përdorin karburant, kështu që ato ndotin pak ujërat,” thotë Hardiman.

WasteShark nuk e ka atë problem sepse përdor një makinë elektrike, dhe është gjithashtu mjaft e qetë sa kafshët nuk e shqetësojnë.

Rosat dhe mjellmat largohen prej tij, madje nuk është aq i shpejtë sa për të kapur peshk, kështu që është një zgjidhje e shkëlqyer”, përfundon Hardiman.

 

LEXO EDHE:

Back to top button