Një shkollë në qytetin Avdiivka në Donetsk të Ukrainës është shkatërruar nga raketat ruse

Një shkollë në qytetin Avdiivka në Donetsk të Ukrainës është shkatërruar nga raketat ruse

Bombardohet një shkollë në Avdiivka, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme publikon pamjet e objektit të përfshirë nga zjarri.

Emine Dzheppar postoi një video të shkollës së përfshirë nga zjarri, e treta që u shkatërrua në këtë qytet nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Derisa kulmi i shkollës digjej, tymi i zi ngritej në qiell e flamuri i Ukrainës që ishte në shtizë, akoma valonte.

“Pushtuesit rusë po vazhdojnë me shkatërrime, vrasje dhe vjedhjen e ardhmërisë së fëmijëve të Ukrainës”, shtoi Dzheppar.

LEXO EDHE:

Back to top button