Një simptomë e pazakontë e thonjve tregon qarkullim të dobët

Një simptomë e pazakontë e thonjve tregon qarkullim të dobët

Qarkullimi i dobët ndodh kur qarkullimi i gjakut zvogëlohet në mënyrë drastike në një pjesë të caktuar të trupit tonë, zakonisht në duar dhe këmbë.

Edhe pse ka shumë arsye pse shfaqen problemet e qarkullimit, shkaqet më të zakonshme janë zakonet e pashëndetshme si duhani, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, dieta jo e duhur, por edhe disa gjendje shëndetësore si presioni i lartë i gjakut, diabeti apo çrregullimet e tiroides.

Duke qenë se qarkullimi i dobët nuk është aspak i padëmshëm dhe mund të sjellë pasoja të rënda, është e nevojshme që simptomat e tij të njihen në kohë.

Disa nga shenjat më të zakonshme të qarkullimit të dobët janë duart dhe këmbët e ftohta, dhe ënjtja rreth kyçeve shpesh ndodh për shkak të rritjes së mbajtjes së ujit.

Megjithatë, një simptomë shfaqet shumë më rrallë dhe vetëm një numër i vogël njerëzish e lidhin atë me qarkullim të dobët.

Siç sqarojnë mjekët, bëhet fjalë për thonjtë e brishtë. Përkatësisht, te njerëzit e shëndetshëm qelizat e thonjve të duarve dhe këmbëve rriten shpejt dhe rigjenerohen vazhdimisht. Kur kemi qarkullim të dobët, thonjtë ka të ngjarë të mos marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese që u nevojiten. Si rezultat, ato do të bëhen të brishtë dhe do të plasariten lehtë. Në raste jashtëzakonisht të rralla, mund të ndodhë edhe rënia e thonjve.

LEXO EDHE:

Back to top button