Kanellon me spinaq dhe tre lloje djathi
Kanellon me spinaq dhe tre lloje djathi

Një ide e mrekullueshme për drekë që nuk kërkon mish.
– 200 g kaneloni
– 400 ml salcë domate
– 500 gr spinaq
– 100 g qepë të kuqe
– 50 gr puter
– kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës
– 300 g rikota
– 200 g mocarela
– Parmixhano për spërkatje
Përgatitja :
Në gjalpin e ngrohur skuqni qepën e grirë, spërkatni me erëza, shtoni spinaqin e pastruar dhe të larë, më pas përzieni pak. Në fund, përzieni rikotën.
Vendosim salcën e domates në një enë rezistente ndaj zjarrit, më pas zhysim në të kanelonët e mbushur me mbushjen e përgatitur, e mbulojmë me mocarela të prera në feta dhe e spërkasim me parmixhan. Piqet në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius për rreth 40 minuta. Ju bëftë mirë!