Një tjetër rast dhune mes moshatarëve, pamjet ngrenë alarm
Gazetare: Amila Rashiti
Ditëve të fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video incizim ku shihet dhunë e ushtruar ndaj një vajze të mitur.
Dyshohet se video incimi është bërë nga një grup i vajzave në një shkollë të mesme në qytetin e Kumanovës. Motivet akoma nuk dihen, por nga ajo që qëndron si mbishkrim në videon e publikuar motivi i dhunë është një fyerje mes moshatareve. Policia dhe Prokuroria Themelore në Kumanovë janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Ajo që dihet deri tani është se personi i identifikuar që ka organizuar dhunën mban incialet E.D nga Kumanova.
“Lidhur me incidentin e publikuar në rrjetet social ju noftojmë se sektori për punë të brendshme në Kumanove së bashkë me prokurorinë publike po ndërmarin masa hetimore për identifikimin e personave dhe zbardhjen e rastit”. – MPB.
SPB Kumanovë dhe Prokuroria Themelore po punojnë për zbardhjen e rastit.
Së fundi janë shtuar rastet e dhunës mes moshatarëve. Paraprakisht u publikuan pamje të disa vajzave të reja, ndërsa javën e kaluar kishte një incizim të publikuar ku një djalë i ri u dhunua dhe godit me mjete të forta nga disa moshatarë. Policia për këtë rast ka ndërmarrë disa masa hetuese. Lidhur me incizimin paraprak ku u keqtrajtua dhe dhunua një vajzë, Prokuroria Publike i ka kërkuar gjykatës masa kujdesi në përputhje me ligjin. Aktualisht autoritetet janë duke punuar në përpilimin e ligjit i cili ndëshkon dhunën mes moshatarve dhe sipas policisë dhe pritet që dispozitat të përshkallëzohen dhe në ndëshkim të përfshihen edhe prindërit. /Alsat.mk








