Një tjetër shtet europian në luftë?! Fillon lëvizja e ushtrisë

Një tjetër shtet europian në luftë?! Fillon lëvizja e ushtrisë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka deklaruar të hënën se kishte urdhëruar trupat të vendoseshin me forcat ruse pranë Ukrainës, në përgjigje të asaj që ai tha se ishte një kërcënim i qartë për Bjellorusinë nga Kievi dhe mbështetësit e saj në Perëndim.

Vërejtjet nga Lukashenko, i cili mban pushtetin në Bjellorusi që nga viti 1994, tregojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të mundshëm të luftës në Ukrainë, ndoshta me një forcë të përbashkët ruso-bjellorusie në veri të Ukrainës, raporton Reuters.

“Sulmet në territorin e Bjellorusisë nuk po diskutohen vetëm sot në Ukrainë, por po planifikohen gjithashtu”, tha Lukashenko në një takim për sigurinë, pa dhënë prova për pohimin.

“Pronarët e tyre po i shtyjnë të fillojnë një luftë kundër Bjellorusisë për të na tërhequr atje. Ne jemi përgatitur për këtë për dekada. Nëse është e nevojshme, do të përgjigjemi,” tha presidenti bjellorus duke shtuar se ai kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për situatën gjatë një takimi në Shën Petersburg.

Lukashenko tha gjithashtu se një paralajmërim i është dorëzuar Bjellorusisë përmes kanaleve jozyrtare se Ukraina planifikoi “Ura e Krimesë 2”, megjithëse sërish ai nuk dha detaje.

“Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Thuajuni presidentit të Ukrainës dhe të çmendurve të tjerë: nëse prekin një metër të territorit tonë, Ura e Krimesë do t’u duket si bukë e djathë.”

Kujtojmë se Ushtria e Bjellorusisë numëron rreth 60,000 burra. Në fillim të këtij viti, Bjellorusia dislokoi 6 grupe batalioni-taktike, me një total prej disa mijëra personash, në zonat kufitare.

LEXO EDHE:

Back to top button