Një viktimë dhe 22 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Të mërkurën (27 tetor) në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 22 raste të të infektuarve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se kjo shifër ka dalë pas testimit të 2.095 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 20 pacientë, ndërsa raste aktive janë 428.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2.976 kanë vdekur.

Që nga muaji mars kur ka filluar fushata e vaksinimit deri më 27 tetor janë dhënë mbi 1.5 milion doza të vaksinës.

Deri të mërkurën mbi 712.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button