Një virolog gjerman këshillon: Mos u vaksinoni çdo tre muaj

Vaksinimi i vazhdueshëm mund të ketë efekte të qëndrueshme në sistemin imunitar. Një virolog gjerman ka ofruar një zgjidhje për valën e ardhshme.

Në Gjermani , personat mbi 60 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit për herë të katërt. Megjithatë, virologu nga Essen, Ulf Dittmer , paralajmëron se vaksinimi shumë i shpeshtë mund të ndryshojë sistemin imunitar dhe ta dëmtojë atë.

Virologu Dittmer këshillon njerëzit që të mos vaksinohen çdo tre muaj për të shmangur kërkesat për maskë ose teste.

“Nëse i përsëritni kaq shpesh vaksinimet, mund të ketë ndryshime në sistemin imunitar”, paralajmëroi virologu në një intervistë për “Kölnische Rundschau” , raporton revista “Phoenix” .

Të dhënat e para treguan se. “Mendoj se ka kuptim të zgjatet vaksinimi për dimrin e ardhshëm, por jo çdo tre muaj”, tha Dittmer.

Për vaksinim të mëtejshëm kundër koronavirusit, ai rekomandoi që pacientët të prisnin derisa të jenë të disponueshme vaksinat BionTech/Pfizer dhe Moderna të përshtatura me variantin omicron.

“Këto janë vaksina bivalente, përmbajnë vaksinën e vjetër dhe variantin e përshtatur dhe ngrenë një përgjigje të gjerë imune ndaj të gjitha varianteve të mëparshme. Pra, do të prisja shtatorin ose tetorin që ato vaksina të dilnin në treg dhe më pas do të vaksinohesha për sezonin e dimrit”, tha virologu.

LEXO EDHE:

Back to top button