Një vit i rëndësishëm për BALFIN në Maqedoni

BALFIN, një nga grupacionet më të rëndësishme investuese në rajon, ka arritur të ruajë ritmin e vet të vazhdueshëm, të qëndrueshëm dhe në rritje gjatë vitit të kaluar, pavarësisht pandemisë së kovid-19. Tani, ende në pandemi, BALFIN është gati për një sfidë tjetër në vitin që do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për grupacionin, veçanërisht për sa i përket aktiviteteve në Maqedoni.

Grupacioni është fokusuar në fazën përfundimtare të ndërtimit të “East Gate Mall”, segmentit më tërheqës brenda projektit të tyre më të madh në vend – “Skopje East Gate”. Në vjeshtë, East Gate Mall do të hapë dyert e veta për publikun, i cili po bëhet gjithnjë e më kurioz ashtu siç afrohet koha kur kompleksi i gjerë multifunksional do të merr jetë.

– Duke përdorur teknologjinë e përparuar të ndërtimit dhe me koordinim të ngushtë, ne arrijmë që të gjitha aktivitetet të rrjedhin siç është planifikuar. Deri në janar të vitit 2021, arritëm të përfundonim ndërtimin e karabinës dhe fasadës, izolimin e mureve të jashtme dhe mureve të brendshme nga gips-kartoni. Gjithashtu kemi përfunduar instalimin kompleks të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të ajrit, si dhe sprinkler-sistemin e hapësirës së parkimit që shtrihet në dy nivele nën bazë. Ne vazhdojmë me punimet e përfundimit, siç janë si instalimi i paneleve të xhamit në lanternet dhe fasadat anësore dhe hyrjet kryesore, si dhe ndriçimin, izolimin e zërit dhe mbulesat e dyshemesë. Me më shumë se 400 ndërtues në teren në shtatë ekipe të dedikuara, gjithçka po shkon sipas planit – thotë Kliment Maleski, shefi i ekipit inxhinierik në East Gate Mall.

Kliment Maleski, shefi i ekipit inxhinierik në East Gate Mall

East Gate Mall është shumë më tepër sesa thjesht një qendër tregtare. Ky do të jetë një vend ku njerëzit do të vijnë të kalojnë një kohë cilësore në destinacionin më modern në rajon dhe të vizitojnë një pjesë të zgjedhjeve madhështore të dyqaneve, të shijojnë kafenë më të mirë, të zgjedhin nga përzgjedhja e madhe e kuzhinave botërore në restorantet luksoze ose të shikojnë një film në një nga tetë kinematë.

Në tërësi – një vend për një ditë të mrekullueshme jashtë shtëpisë, edhe atë në një ambient të këndshëm, të gjerë, të gjelbër dhe të sigurt.

Për më tepër, ajo që e bën këtë qendër tregtare edhe më tërheqëse është fakti se do të jetë pjesë e një kompleksi për shumë qëllime. Dy segmentet tjera janë kompleksi rezidencial East Gate Living, që vjen në fazën e dytë të projektit dhe kompleksi afarist East Gate Business. Duke marrë parasysh që grupacioni BALFIN tashmë është i mirënjohur për cilësinë, inovacionin dhe zbatimin e standardeve më të larta në të gjitha projektet e veta, ne nuk presim asgjë më pak nga të gjitha segmentet e “Shkupit East Gate”.

– Grupacioni BALFIN është një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në Maqedoni dhe “Skopje East Gate” është një nga projektet tona më të rëndësishme në vend. Tashmë është në një fazë shumë solide të realizimit. Ne presim që të hapë dyert e veta në vjeshtë dhe të sjellë ndryshim dhe ndikim radikal jo vetëm në Shkup, por edhe në Prishtinë dhe më gjerë. Ndikimi dhe jehona e këtij investimi do të ndjehet fort dhe do të shërbejë si një magnet dhe katalizator për investime dhe zhvillime të mëtejshme. “Nga përvoja jonë e dijmë se e njëjta gjë ka ndodhur në Shqipëri, Kosovë, Austri dhe vende të tjera ku ne kemi investuar në projekte të rëndësishme afatgjata,” tha Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e BALFIN.

Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e BALFIN

Padyshim që i gjithë kompleksi i jep vlerë të konsiderueshme tërë rajonit, por këtë veçanërisht do ta ndjejë pjesa e qytetit ku i njëjti ndodhet.

– Nga pikëpamja ekonomike, i gjithë projekti me shumë qëllime sjell një kontribut prej 32.9 milion euro vetëm në taksa komunale, si një hyrje në buxhetin e Qytetit të Shkupit, të cilat më tej do të investohen në projekte të urbanizimit. Projekti zhvillon një sipërfaqe totale prej 500,000 metra katrorë në Gazi Babë, një komunë e Shkupit pa ndonjë aktivitet ndërtimi apo investime kapitale në vitet e fundit, duke e kthyer atë në një qendër të re të qytetit dhe një vend të popullarizuar me një frekuencë të shtuar të vizitorëve. Është e rëndësishme të thuhet se në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, “East Gate” sjell zhvillimin e infrastrukturës në një zonë që ka qenë e errët, e fshehur dhe e izoluar prej vitesh. Ndriçimi rrugor, rrugët e reja lidhëse, zona të pastra dhe të gjera për këmbësorë, sipërfaqe të gjelbërta dhe, së fundmi, ura e shumëpritur e Vardarit që do të lidhë Aerodromin dhe Gazi Babën dhe do të jetë gati në korrik të këtij viti, do të rrisë vlerën e rajonit dhe do të japin impuls për zhvillimin e mëtejshëm të të gjithë lagjes – shpjegon Igor Davkov, Drejtori Ekzekutiv i “Shkupit East Gate”

Igor Davkov, Drejtori Ekzekutiv i “Shkupit East Gate”

Ai thekson se “East Gate” stimulon zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe përfitimet janë të shumëfishta dhe të shumëanshme.

– Duke qenë se Maqedonia është një ekonomi e vogël dhe e hapur, investimet e huaja direkte si e jona, veçanërisht në industrinë e ndërtimit e cila kontribuon në rritjen e bruto produktit të brendshëm, kanë rëndësi thelbësore. Nëse përjashtojmë vitin 2020 si atipik, ndërtimtaria ka një kontribut të madh në BPB-në totale me 7% mesatarisht në 5 vitet e fundit. Në kushte të veçanta të vendosura nga Covid-19, “Skopje East Gate” vazhdon me investimin prej 350 milion euro, nga të cilat 103 milion euro për “East Gate Mall” janë realizuar në fazën e parë. Jemi krenarë që markat e njohura ndërkombëtare po hyjnë në tregun maqedonas falë ftesës dhe përpjekjeve të “East Gate Mall”, me investimet e tyre në dyqane me më shumë se 1,500 metra katrorë secili. Ata bëhen taksapagues të rinj dhe do të krijojnë vende pune. Qiramarrësit e “East Gate Mall” do të punësojnë më shumë se 2,000 njerëz, si dhe njëqind shtesë në kompanitë e shërbimit që do të punojnë në mirëmbajtjen e objektit – thotë Davkov.

Banorët e qytetit fitojnë një vend super tërheqës, i cili sjell të gjitha risitë në modë, gastronomi dhe argëtim, dhe gjithashtu fitojnë një vend të ri të preferuar me 250 marka në të njëjtin vend.

– Ne presim që projekti “East Gate” të jetë në hartën evropiane të destinacioneve që duhet të vizitohen. Vetëm gjatë vitit të parë të hapjes, priten 12 milion vizitorë nga vendi dhe jashtë, duke arritur një qarkullim vjetor prej më shumë se 120 milion euro për qiramarrësit. Duke pasur parasysh pozicionin strategjik të qendrës tregtare përgjatë autostradës nacionale M4, ne kemi zhvilluar një strategji për të gjeneruar të ardhura prej 27 milion euro në vit nga të paktën një e treta e 6.9 milion turistëve që tranzitojnë nëpër vend, sipas shifrave të Zyrës Shtetërore të Statistikave nga vitet e fundit, të cilët do të shpenzonin të paktën 15 euro për person në një vizitë – shpjegon Davkov.

DCIM100MEDIADJI_0219.JPG

Pandemia Covid-19, e cila filloi në fillim të vitit 2020, goditi të gjitha qendrat tregtare në të gjitha vendet e botës dhe nuk kurseu as “Shkupin East Gate”.

– Pandemia na ballafaqoi me sfida të reja dhe shkaktoi vonesa minimale në ndërtim. Sidoqoftë, ne arritëm ta zhvillojmë objektin siç është planifikuar dhe shfrytëzojmë çdo moment të kushteve të favorshme të motit për ndërtim për të hapur qendrën tregtare për publikun në vjeshtë të këtij viti – shton Davkov.

Siç pritej, kompania tjetër e BALFIN në Maqedoni, zinxhiri më i madh me pakicë për elektronikë – “Neptun”, do të ketë premium-dyqanin e saj të ri në “East Gate Mall”, sipas njoftimeve, shumë më i avancuar se të gjithë që janë të pranishëm për momentin në tregun në vend dhe në rajon. Kjo ngjarje do të jetë fokusi i kompanisë për këtë vit, por jo i vetmi. Ndër qëllimet më të rëndësishme të “Neptun” Maqedoni për vitin 2021 janë zhvillimi i markës së tyre të pajisjeve shtëpiake “Fuego” dhe përmirësimi i vazhdueshëm i fushës së kujdesit ndaj konsumatorëve. Kompania ka adresuar me sukses sfidat e paraqitura nga pandemia, aktivitetet e tyre të shitjes në internet po rriten vazhdimisht dhe në atë drejtim ata planifikojnë të vazhdojnë të avancojnë këtë segment të rëndësishëm për shitjet e tyre. Nga Neptun thonë se ata do të vazhdojnë të fokusohen në zhvillimin personal të punonjësve, që është tipari kryesor i të gjitha kompanive nën ombrellën e BALFIN.

– Ne jemi optimistë për investimet tona në Maqedoni dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë të konsolidojmë dhe forcojmë praninë tonë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Grupacioni BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe ne kemi një ndikim pozitiv në vendet ku jemi të pranishëm, përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacioneve dhe investimeve shoqërore – nënvizon drejtoresha ekzekutive e grupacionit Edlira Muka.

 

LEXO EDHE:

Back to top button