Një zjarrfikës i propozoi martesë të dashurës së tij para kolegëve dhe të pranishmëve.
Në Ditën e Zjarrfikësve, një anëtar i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit përgatiti një surprizë emocionale për të dashurën e tij, duke i propozuar martesë para kolegëve dhe të pranishmëve. Kolegët e tij mbanin një pankartë me mesazhin: “Kam qenë i guximshëm në të gjitha intervenimet, por kjo është më e rëndësishmja për mua. A do të martohesh me mua?” Pas propozimit pasoi edhe “PO”-ja vendimtare, ndërsa të pranishmit e përshëndetën momentin me duartrokitje dhe urime./Alsat.mk.









