Njerëzit me këto grupe gjaku e kanë të vështirë të humbin peshë
Njerëzit me këto grupe gjaku e kanë të vështirë të humbin peshë

Jeni në një betejë të vazhdueshme me peshën tuaj, edhe kur ndiqni një dietë? Nëse jeni ndër ata për të cilët humbja e peshës është një mision pothuajse i pamundur, arsyeja mund të jetë grupi juaj i gjakut. Nutricionistja Seema Khanna shpjegoi se si njerëzit me grupin e gjakut AB+ ose AB- kanë vështirësi të heqin kilogramët e padëshiruar. Arsyeja? Personat me grupet e përmendura të gjakut e kanë të vështirë të ndryshojnë zakonet e të ngrënit.
Ata me grupin e gjakut O+ dhe B+ do të shpëtojnë më lehtë nga depozitat e padëshiruara të yndyrës. Njerëzit me grup gjaku B+ kanë një shkallë më të lartë të metabolizmit bazal (BMR), gjë që e bën më të vështirë për ta shtimin e peshës, shpjegon Dr Sima.
Nëse jeni një person me grupin e gjakut A, nëse jeni apo jo më i prirur ndaj obezitetit varet nga gjenetika juaj.
Dr Peter J. D’Adamo ka krijuar një dietë për çdo grup gjaku dhe pretendon se ushqimet që ne konsumojmë reagojnë me gjakun tonë, kështu që një dietë e dizajnuar sipas grupit të gjakut është një zgjedhje e shkëlqyer për stimulimin dhe përshpejtimin e tretjes, thotë ai.
Përveç kësaj, në këtë mënyrë mund të parandaloni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme që ju kërcënojnë, shpjegon mjeku dhe thekson se duke iu përmbajtur planit të dietës për grupin tuaj të gjakut, mund të arrini lehtësisht peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetëgjatësinë.