Njerëzit menduan se i ka bërë buzët operacion plastik, por Chrissy Teigen thjeshtë ka ngrënë një portokall

Nëse ka diçka për të cilën njihet Chrissy Teigen është lirshmëria që ka për të ndarë thuajse çdo gjë në rrjete sociale. Përshembull dje, postoi në Instagram-in e saj disa Story ku shfaqej me buzë shumë të fryra dhe mendimi i parë i të gjithëve ishin filler-at.

Në fakt, buzët e Teigen u dukën kështu pasi kishte ngrënë një portokall.

“E di që të gjithë po mendoni se kam bërë fillera, por s’i bëra brenda natës. U përpoqa të hapja një portokall dhe përfundova kështu. Do ketë qënë ndonjë pesticid apo kimikat tjetër që ma bëri këtë.”

Zor të mendosh se prej një portokalli buzët mund të fryhen kaq shumë, por alergjitë janë të paparashikueshme. Pavarëisisht skeptikëve, nëse do të ishin fillera, njeriu i fundit që do t’i mohonte është Teigen.

Vitin e shkuar, Chrissy foli gjatë për heqjen e implanteve të gjoksit pas shumë vitesh, sepse donte të ishte komode me masën reale të gjoksit të saj. Gjithsesi, buzët e fryra prej portokallit s’duken aspak keq.

LEXO EDHE:

Back to top button