Njëri nga sulmuesit e Vjenës është shqiptar nga Maqedonia, thotë gazetari i njohur austriak

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terroristët e sulmit të së hënës në Austri, ka prejardhje shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak austriak.

Gazetari Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., i lindur në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button