Njihuni me stadiumin e Botërorit “947”, i cili mund të çmontohet dhe transportohet

Më 20 nëntor do të ngrejë siparin edicioni i 22-të i Kupës së Botës, kësaj here i spostuar në Katar. Mes stadiumeve të rinj spikat “974” në Katar, për shkakun se është arena e parë e futbollit e transportueshme në botë. Ai është ndërtuar nga kontejnerë transporti të ripërdorur dhe mund të çmontohet plotësisht, të transportohet në një vend tjetër dhe të bashkohet përsëri si Lego”. Media shtetërore gjermane “Deutche Ëelle” hedh më shumë dritë mbi këtë vepër të admirueshme arkitekturore dhe miqësore për klimën.

Shteti i Gjirit Persik, i kritikuar fort për shkak të kushteve të punës dhe vdekjeve të shumta në kantieret e stadiumeve, dëshiron të tregojë se mund të bëjë edhe ndryshe. Pra, prezanton një stadium, i cili mund të çmontohet tërësisht pas turneut dhe përbëhet nga materiale të ricikluara e sërish të përdorshme.

“Stadiumi 974”, i emërtuar sipas kodit telefonik ndërkombëtar të Katarit dhe numrit të anijeve, që transportuan një pjesë të madhe të materialit për ndërtimin e stadiumit, do të çmontohet pas Kampionatit Botëror në Katar dhe do të rindërtohet diku tjetër. Kjo është ideja e Katarit, i cili e reklamon stadiumin si “inovacion” në aspektin e të punuarit në përputhje me klimën dhe ambientin.

Ftohja e stadiumeve kërkon shumë energji, prandaj turneu është shtyrë pesë muaj për të shmangur vapën përvëluese të verës. Megjithatë, pritet që Katari në nëntor dhe dhjetor të vazhdojë përdorimin e ajrit të kondicionuar nga lëndët djegëse fosile në stadiumet e hapura, si dhe në qendra tregtare, tregje dhe përgjatë trotuareve me kalimtarë”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button