Stoltenberg: Inkurajuese tërheqja e Rusisë në Kherson

Stoltenberg: Inkurajuese tërheqja e Rusisë në Kherson

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se Rusia ka humbur absolutisht momentin e saj në Ukrainë teksa presidenti rus, Vladimir Putin, nuk duhet nënvlerësuar.

Stolteberg tha se teksa Moska urdhëroi tërheqjen e trupave nga qyteti kyç jugor, Kherson, nën zjarrin e forcave ukrainase flet shumë, shkruan Skynews.

Ai e përshkroi tërheqjen si shumë inkurajuese dhe se kjo tregon se si ushtria e Ukrainës, e mbështetur nga armët perëndimore, po i vendos trupat ruse nën presion.

Por sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ishte shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim në lidhje me rëndësinë ose jo të ngjarjeve në Kherson.

“Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të vërtetë”, tha Stoltenberg në një intervistë të mërkurën gjatë një udhëtimi në Londër, ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak.

“Është pjesë e një modeli apo tabloje të përgjithshme që kemi parë gjatë muajve të fundit se Rusia ka humbur absolutisht vrullin. Ata janë detyruar të heqin dorë nga territori”.

“Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ata kanë ende aftësitë, kanë ende forca dhe gjithashtu kanë forca dhe aftësi që mund të godasin qytetet ukrainase… Pra, kjo tregon se Rusia ende mund t’i shkaktojë shumë dëme Ukrainës”, tha Stoltenberg.

LEXO EDHE:

Back to top button