207 gjoba në Shkup, 6 vozitës në gjendje të dehur

207 gjoba në Shkup, 6 vozitës në gjendje të dehur

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 207 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 7 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 12 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, një gjobë për vozitës fillestar, 12 për kalim në të kuqe, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë…/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button