Njukasëll kërkon portierin francez te Totenhami

Në kërkim të një portieri për të mbyllur sezonin, pas dëmtimit të Nik Pope, skuadra e Njukasëllit duket se ka gjetur më në fund njeriun që kërkonte. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin francez Hugo Lloris, aktualisht pjesë e Tottenhamit. Kampioni i botës nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, teksa trajneri Enxhi Postecogllu ia ka besuar portën italianit Vikario. Për pasojë, Lloris pritet të largohet në merkaton e janarit, duke qenë se edhe kontrata me Spurs skadon në fund të këtij sezoni.
Lloris dha dorëheqjen nga kombëtarja franceze pas botërorit të fundit dhe në moshën 36-vjeçare, aktivizimi me Njukasëllin është një shans i artë për të. Pritet që ai të nënshkruajë për 6 muaj me Njukasëll, me opsion rinovimi për një vit tjetër.
Skuadra e Njukasëllit i beson Llorisit, që luan me Totenhamin në Premier Ligën prej vitit 2012, ndërkohë që ka përvojë edhe në arenën ndërkombëtare. Andaj do të ishte një zgjidhje optimale për pjesën e mbetur të sezonit