Njukasëll mund Arsenalin, që humb pozitën e katërt

Arsenali ka humbur mundësinë për t’u rikthyer në Top 4 -shen e Premier Ligës. ‘Gunners’-at janë mposhtur 2:0 nga Njukasëllit  dhe në xhiron e fundit do të futen nga pozita e pestë. Skuadra e Mikel Arteta-s u thye fillimisht në minutën e 55’ kur Ben Uajt dërgoi topin në rrjetë. Shpresat u shuan në minutën e 85’ me golin e shënuar nga Bruno Guimares, i cili edhe i humbi pozitën e katërt skuadrës së Arsenal.

Londinezët mbeten me 66 pikë në pozitën e pestë, me dy pikë më pak sesa Totenhami që është në pozitën e katërt. E vetmja shpresë e Arsenalit për Ligën e Kampionëve është humbja e Totenhamit dhe fitorja e tyre në xhiron e fundit. Njukasëlli në anën tjetër me këtë fitore arrin në koutën e 46 pikëve dhe kalon në pozitën e 12 në tabelë.

LEXO EDHE:

Back to top button