NLB Banka, sponsor i ekipit senior në evropian

NLB Banka u bë Sponsor i Përgjithshëm i ekipit senior të Maqedonisë në Kampionatin e ardhshëm Evropian. Me marrëveshjen vjetore të bashkëpunimit dhe sponsorizimit, Banka do të dekoroj fanellën sportive të volejbollistëve gjatë Kampionatit Evropian i cili do të mbahet nga 1 deri në 19 shtator por edhe në të gjitha ndeshjet e tjera në të cilat ekipi i seniorëve të Maqedonisë do të marrë pjesë për një periudhë prej një viti.  “Të jesh Sponsor i Përgjithshëm i ekipit kombëtar për seniorë është një nder dhe privilegj i madh, veçanërisht pasi për disa muaj do të mbrojmë ngjyrat e vendit tonë në një shoqëri evropiane. Kur keni dy ekipe fituese, suksesi është i pashmangshëm, dhe ne sinqerisht besojmë në djemtë tanë me të cilët kemi filluar bashkëpunimin disa vjet më parë dhe vazhdimisht po ndërtojmë besimin e ndërsjellë”,  tha Antonio Argir, Kryetar i Bordit të NLB Bankës, Shkup. Federata e volejbollit falënderoi për mbështetjen.

LEXO EDHE:

Back to top button