Nojer rikthehet në stërvitje, pretendon sërish portën bavareze

Pas dëmtimit të pësuar, duke bërë ski gjatë pushimeve të dimrit pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar, dëmtim që e la jashtë fushave të blerta deri në fund të sezonit,  “gardiani” i portës së Bajern Munihu dhe kombëtares gjermane, Manuel Nojer ka rifilluar stërvitje në fushë me “bavarezët”, pas përfundimit të stërvitjes individuale me trajnerin e portierëve, Mihael Reçner.

I lumtur për rithimin e tij, ish-kampioni i botës në vitin 2014 me Gjermaninë tha dhe disa fjalë për mediat, teksa shtoi se rehabilitimi i tij nga dëmtimi po shkon gjithnjë e më mirë.

“Unë jam mirë. Jam i lumtur që vij në “Sobener Strasse” dhe stërvitem. Rehabilitimi po shkon shumë mirë, jemi të kënaqur. Edhe goditjet e fundit ishin të mira. Është mirë të bësh një hap përpara çdo ditë. Ne jemi të gjithë optimistë”, tha mes tjerash Nojer në “rikthimin” e tij.

Ndërkaq, sipas raportimeve të mediave gjermane, “gardiani” i portës së Bajernit, edhe pse në moshën 37 vjeçare ka sërish dëshirën për të qenë “numri 1” i “bavarezëve” për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button