Nora Gjakova ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perishiq

Nora Gjakova ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perishiq

E arta olimpike, Nora Gjakova po e përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë në Grand Slam Abu Dabi që po mbahet në Emiratet e Bashkuara.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova në çerekfinale e mposhti xhudisten serbe, Marica Perisiq.

Gjakova e mposhti xhudisten nga Serbia me Ippon, ndërsa tani në gjysmëfinale do të përballet me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.

Në rrugën deri te faza e gjysmëfinales, në raundin e parë Nora Gjakova mposhti xhudisten nga Korea, Yuna Shin, në raundin e dytë shënoi fitore kundër holandezes, Pleuni Cornelisse, kurse në çerekfinale mposhti serben, Marica Perisiq.

LEXO EDHE:

Back to top button