Norvegjia do të vendos kufizime shtesë për turistat rusë

Norvegjia do të vendos kufizime shtesë për turistat rusë

Autoritetet norvegjeze do të vendosin kufizime shtesë për qytetarët rusë që vijnë për qëllime turistike nga 29 maji, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të qeverisë norvegjeze.

Norvegjia do të refuzojë hyrjen për rusët që vijnë në vend për qëllime turistike.

“Qytetarëve rusë që mbërrijnë në Norvegji për turizëm dhe qëllime të tjera jo thelbësore do t’u ndalohet hyrja në Norvegji kur kalojnë kufirin. Shtrëngimi i rregullave zbatohet si për ata shtetas rusë të cilëve u është lëshuar viza nga Norvegjia para shtrëngimit të rregullave në pranverën e vitit 2022, ashtu edhe për ata të cilëve viza është lëshuar nga vende të tjera Shengen. Në disa raste, do të bëhen përjashtime, për shembull për shtetasit rusë që vijnë për të vizituar të afërmit që jetojnë në Norvegji (prindërit, bashkëshortët e regjistruar zyrtarisht, bashkëshortët dhe fëmijët de facto), dhe për shtetasit rusë që vijnë në vend për qëllime pune ose duke studiuar në Norvegji apo vende të tjera Shengen”, thuhet në mesazh.

LEXO EDHE:

Back to top button