Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

Norvegjia i siguron Gjermanisë gaz

Gjermania dhe Norvegjia do të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin energjetik. Por kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe nuk shikon aktualisht mundësi për të transportuar më shumë gaz drejt Gjermanisë dhe Europës. Norvegjia e ka rritur prodhimin e gazit pas sulmit rus në Ukrainë gati me 10%, theksoi kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Störe pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Oslo. Scholz falënderoi Norvegjinë që “po shfrytëzon deri në limit” rezervat e gazit. Kjo është “shumë e rëndësishme, që të zvogëlojmë varësinë nga gazi rus”, ka deklaruar kancelari gjerman. Si kurrë më parë Norvegjia ofron gaz për Evropën dhe Gjermaninë. Furnizimet nga Norvegjia që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Në Gjermani pjesa e gazit norvegjez përbën tani 30% të furnizimit, duke e kaluar kështu Rusinë. Nga Rusia aktualisht përmes Nord Stream 1 vijnë rreth 20% të sasisë së premtuar. Kurse BE importon rreth 20% të gazit nga Norvegjia. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button