Sedllovski: Do të shkruajmë historinë me Ballkanin

Sedllovski: Do të shkruajmë historinë me Ballkanin

Shkupi të enjtën do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë kundër Ballkanit të Kosovës në play off-in për kualifikim në Konferencën e UEFA-s. Në prag të ndeshjes në Shkup, në konferencën për media të kampionëve të Maqedonisë foli trajneri i parë Goce Sedloski. Ai tha se Shkupi duhet të luaj mirë, të jetë sa më të fokusuar dhe të arrijë një rezultat pozitiv. “Mendoj se jemi gati për këtë dhe besoj se lojtarët e mi do t’i kryejnë me sukses detyrat në fushë. E njohim mirë kundërshtarin dhe e njohim nga cilësitë e tyre, të cilat i njohëm në ndeshjen tonë miqësore. Për ne kjo është një ndeshje historike, ndaj duam të jemi pjesë e historisë”, tha Sedllovski. Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë nikoqir i ndeshjes së dytë pas një jave. Ndeshja e nesërme është caktuar për në orën 21:00. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button