Norvegjia kujton 77 të vrarët në sulmin e para një dekade

Në Norvegji po mbahet ceremonia përkujtimore për të shënuar 10 vjetorin e sulmeve në të cilin mbetën 77 njerëz të vrarë në duart e ekstremistit të djathtë Anders Breivik. Më 22 korrik të vitit 2011, ekstremisti i krahut të djathtë, Breivik vendosi një bombë në kryeqytetin e Oslos duke vrarë tetë persona, para se të nisej për në ishullin e vogël Utoya, ku ndoqi dhe qëlloi për vdekje 69 anëtarë kryesisht adoleshentë të krahut rinor të Partisë së Punës.

Në ceremoninë përkujtimore kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg tha se sulmi terrorist më 22 korrik ishte një sulm ndaj demokracisë dhe ishte një akt terrorist i motivuar politik ndaj Partisë së Punës dhe ideve të tyre.
Ajo shtoi se një komb i tërë u godit. Por ata dhe Norvegjia u ngrit përsëri, shkruan Euronews.

Lisbeth Kristine Roeyneland, nëna e Synne e cila u vra në sulme tha se viktimat “do të ishin krenarë për mënyrën se si reaguam pas terrorit dhe se si sundimi i ligjit qëndroi i fortë”.

Më vonë sot, do të kryhet një shërbim në Katedralen e Oslos dhe këmbanat e kishës do të bien në të gjithë Norvegjinë.

LEXO EDHE:

Back to top button