Tokio 2020, Dëshpërojnë Franca dhe Spanja

Spanja, Franca kanë dëshpëruar në ndeshjet e para të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.  Spanja nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Egjiptit, edhe pse dominuan ndeshjen në tërësi.

Në anën tjetër Franca u befasua nga Meksika, dhe regjistroi disfatë me 1-4. Vega hapi rezultatin në min e 47’, para se Kordoba, Antuna dhe Aguirre të shënojnë për Meksikon, ndërsa golin e nderit për Francën e realizoi Zhinjak në min e 69’.

Në ndeshjet tjerat Zelanda e Re mposhti Korenë e Jugut 1-0, Bregu i Filidishtë fitoi ndaj Arabisë Saudite 2-1 dhe Australia triumfoi ndaj Argjentinës 2-0. Lojërat Olimpike nisin zyrtarisht nesër, me ceremoninë hapëse, por ndeshjet e futbollit kanë filluar më herët duke marrë parasysh numrin e shumtë të ndeshjeve dhe orarin e ngjeshur.

LEXO EDHE:

Back to top button