NQP “Shkup”: Nuk ka të lënduar nga aksidenti afër Fakultetit të Pylltarisë

Ndërmarrja Qarkulluese Publike-Shkup njofton se nuk ka të lënduar nga aksidenti zinxhirë që ka ndodhur pasditen e sotme mes një autobusi dhe dy makinave afër Fakultetit të Pylltarisë në Shkup, njofton Alsat. Sipas raportimit në NQP “Shkup”, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një nga makinat ka goditur autobusin e linjës 50. NQP Shkup njofton se MPB po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Ndryshe, që nga janari deri në qershor të vitit 2019, NQP Shkup ka regjistruar 73 aksidente në trafik, prej të cilave 50 me faj të makinave tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button