Nuhiu: Do t’i identifikojmë gjyqtarët dhe prokurorët me paragjykime etnike

Zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu në emisionin e sontëm “Rruga drejt…” në temën mbi reformat në gjyqësor u shpreh se është në përgatitje e sipër metodologjia për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë e cila do të prezantohet më 28 dhjetor të këtij viti. Sipas tij në vazhdimësi po punohet për pastrimin e gjyqësorit dhe identifikimin e të gjithë atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë punuar në mënyrë joprofesinale, madje edhe që kanë pasur edhe paragjykime në baza etnike.

Këto ditë Këshilli Gjyqësor Republikan ka miratuar metodologjinë për vlerësim e kualitetit të udhëheqjes së procedurave gjyqësore, presim që ta miratoj edhe Këshilli Republikan i Prokurorëve dhe Komisioni për Parandalimin të korrupsionit. Me 28 dhjetor ne do të bëjmë prezantimin e metodologjisë për pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, sepse me këtë ne insistojmë që piramidat e ndërtuara nëpër periudha të ndryshme të zhvillimit shtetëror të Maqedonisë ti eliminojmë, duke i eliminuar, duke i identifikuar prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë sjellë në mënyrë joprofesionale, që kanë pasur paragjykime edhe mbi baza etnike, e që aktgjykimet  tyre që janë sjellë në atë formë të mund të dalin edhe jashtë qarkullimit juridik, që një ditë e më parë të kemi drejtësi për të gjithë”, deklaroi Agim Nuhiu, zv. ministër i drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button