“Nuk duhet të kenë paragjykime ndaj fëmijëve me sindromën Down”

“Nuk duhet të kenë paragjykime ndaj fëmijëve me sindromën Down”

Gazetar: Avni Tahiri

Në ditën ndërkombëtare të personave me sindromën doun, në vend është rritur vetëdija që qytetarët të kërkojnë udhëzime për terapitë që do të ndikojnë më mirë në ecurinë e fëmijëve dhe të afërmve të tyre. Psikologia Ledja Habilaj Lita e cila merret me fëmijët e prekur nga kjo sindromë thotë se qytetarët nuk duhet të kenë paragjykime ndaj fëmijëve me sindromën doun pasi ajo nuk është sëmundje.

“Ajo që vërehet re kohëve të fundit në qendrën Savant është se është rritur ndërgjegjësimi i prindërve, nëse para disa vitesh vihej re që prindërit kishin më shumë vështirë ta pranonin realitetin dhe faktin që kanë një fëmijë me sindromën down, kohet e fundit vërehet që kryesisht prindërit që janë të rinj në moshë janë ndërgjegjësuar më shumë dhe po provojnë tek fëmijët terapitë që do të ndikojnë më mirë në ecurinë e fëmijës”, tha Ledja Habilaj Lita – Psikologe.

Në vendin tonë nuk dihet saktë numri i personave me sindromën Down por ajo që dihet është se këta fëmijë kanë nevojë për terapi fizike, psiko-dinamike dhe sociale dhe po ashtu shumë e rëndësishme për ta është menaxhimi i gjendjes emocionale, pasi janë shumë persona të ndjeshëm. Dhe pikërisht kjo ndjeshmëri bën që ata të jenë njëkohësisht dhe fëmijë shumë të dashur dhe që ata e japin shume dashuri dhe pa paragjykime, edhe ndaj atyre personave që i shohin si “ndryshe”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button