“Nuk e shoh vetën duke luajtur në Olimpiadën e Los Anxhelosit”

Basketbollisti amerikan LeBron Xhejms u vlerësua si “MVP” i Lojërave Olimpike “Paris 2024” në këtë sport. Ai fitoi medaljen e tij të tretë të artë me kombëtaren amerikane në Olimpiadë, duke qenë protagonist në Paris.

Tashmë 39 vjec, veterani i NBA-së shprehet se do të jetë e vështirë, madje e pamundur që ai të luajë ende në një event të tillë. Olimpiada e ardhshme do të zhvillohet në Los Anxhelos, shtëpinë e tij aktuale, pasi luan me Los Anxhelos Lejkers.

“Nuk e shoh veten duke luajtur për Amerikën pas 4 vitesh në Lojërat Olimpike. Madje, të jem i sinqertë, nuk prisja të luaja as këtu në Paris këtë vit. Nuk e shoh dot veten timë në fushë në atë turne”, u shpreh LeBron Xhejms.

LEXO EDHE:

Back to top button