Në shuarjen e zjarrit në Parkun Nacional “Mavrovë” janë përfshirë edhe helikopterët

Në shuarjen e zjarrit në Parkun Nacional “Mavrovë” janë përfshirë edhe helikopterët

Zjarri që ka rënë mëngjesin e djeshëm në territorin e Parkut Kombëtar “Mavrovë” në atarin e fshatit Vërben është ende aktiv. Për shkak të përhapjes së tij, aktualisht nuk ka rrezik për pronat dhe shtëpitë, njoftojnë nga PN Mavrovë. Krahas dëllinjave dhe bimëve të tjera me shkurre, zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të pyllit të bredhit, gjë që shton intensitetin e tij.

“Sapo kemi marrë informacion se helikopterët do të përfshihen në shuarjen e zjarrit për të lokalizuar së paku situatën në Vrbenska Planina. E vetmja rrethanë fatlume është se vija e përhapjes së zjarrit të çon jashtë vendbanimit. Ekipet tona së bashku me policinë dhe banorët janë në terren dhe po mundohen ta stabilizojnë situatën”, thotë Samir Ajdini, drejtor i PN “Mavrovë”.

Personi i parë i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, përmendi se përveç mbështetjes ajrore në shuarje, në afërsi të fshatit Vërben përdoret edhe taktika me makina ndërtimore nga toka.

LEXO EDHE:

Back to top button