Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

Edhe në seancën e sotme dështoi konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, Lëvizjes Guxo dhe Alternativa, kësaj radhe e propozoi deputetin e saj, Hekuran Murati për kryekuvendar, por ky i fundit nuk arrit t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të qenë në krye të kësaj pozite.

Pro emri të Muratit për të qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, votuan 57 deputetë, kundër ishin 52 dhe 6 abstenime.

Më pas kryesuesi i seancës konstituve, Avni Dehari e ndërpreu seancën për të vazhduar më 24 gusht, nga ora 11:00.

E qysh në nisjes të seancës konstituive, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari tregoi se në seancën e kaluar ka ndodhur një gabim në numër të votave për kandidaten për kryekuvendare, Donika Gërvalla.

Ai tha se në votim nga 116 deputetë të pranishëm mori pjesë një deputetë dhe kështu Gërvalla nuk i kishte 57 vota për siç ishte thënë, por i kishte 56.

Deputetja që nuk mori pjesë në votim kur u propozuar Donika Gërvalla, ishte Shqipe Selimi deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja e koalicionit Lëvizje Vetëvendosje, Alternativa dhe Lëvizja Guxo, Donika Gërvalla propozoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati për kryetar të Kuvendit.

“Sot e kemi një propozim të ri. Propozimi i subjektit fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit i koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo dhe Alternativa për kryetar të kuvendit, është deputeti i Republikës dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Hekuran Murati ka bërë një punë të shkëlqyeshme si ministër i financave punës dhe transferove në periudhën 2021-20-25”, tha Gërvalla-Schëarz.

Më pas emri i Muratit u hodh në votim, por ai nuk siguroi votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pro këtij propozimi të Vetëvendosjes për kryekuvendar votuan 57 deputetët, kundër 52 dhe pati 6 abstenime.

“Për kanë votuar 57 deputetë, kundër kanë votuare 52, kanë abstenuar 6 deputetë, për sot ndërpritet seanca. Kandidati nuk i ka marrë votat e nevojshme andaj ndërpritet për sot seanca dhe shihemi më 24 gusht në orën 11:00”, theksoi ai.

Në seancën e 20 gushtit ashtu siç e kërkoi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën politike votimi për kryekuvendar u bë me votim të hapur, dhe Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk mori 61 votat për tu zgjedhur në këtë pozitë.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

Kosova më 9 shkurt të këtij viti mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

LEXO EDHE:

Back to top button