“Nuk më doje”, pas Eurovisionit Anxhela Peristeri ka sjellë një projekt të ri

Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri. Ajo arriti që të kualifikojë Shqipërinë në finale, ndërsa mori vetëm 57 pikë të cilat e renditën atë në vendin e 21. Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me lookun që kishte zgjedhur.

Ajo kishte veshur një “body” me gurë që i nxrrite në pah të gjitha format e saj trupore. Shumë e pëlqyen këtë veshje të Anxhelës, por kishte të tjerë që e kritikuan duke u shprehur se ky look nuk përshtatej me baladën e saj. Kishte nga ata që këtë veshje e krahasuan me Beyonce dhe Jennifer Lopez.

Pavarësisht të gjitha komenteve, për diçka jemi të bindur: Që Anxhela na përfaqësoi si një divë e vërtetë!

Pas “Eurovision-it”, këngëtarja ka ardhur me të tjera surpriza për publikun shqiptar. Anxhela ka sjellë një projekt të ri, të titulluar “Nuk më doje”.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Fifi, ndërsa melodia është kompozuar nga Kledi Bahiti.

Kënga është një baladë ku Anxhela shprehet e lënduar se personi që dashuron nuk e do. “Sa jam mërzit me ty…edhe pse nuk më doje…nuk ma thoje!”, këndon Anxhela në një pjesë të refrenit. Protagonist në videoklip është Vigan Shehu.

LEXO EDHE:

Back to top button