Nuk u kap për 3 dekada, policia zbulon taktikat e Denaros. Çfarë u gjet në ‘bunker’

Nuk u kap për 3 dekada, policia zbulon taktikat e Denaros. Çfarë u gjet në ‘bunker’

Policia italiane ka mundur të hedhë më shumë dritë mbi mënyrën se si “bos i bosëve”, Matteo Messina Denaro, mundi t’i shpëtonte kërkimit të autoriteteve për më shumë se tre dekada.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në strehën e bosit të Cosa Nostras në Campobello di Mazara, në Trapani, policia mundi të gjente 5 karta identiteti të rreme.

Kartat kishin foton e Denaros me të dhënat e sakta të 5 qytetarëve të cilët jetojnë në Itali.

Personat në fjalë dyshohet se i kanë shitur të dhënat e identitetit të tyre Matteo Messina Denaros gjatë 15 viteve të fundit.

Kjo do të thotë se është vetëm topografi Andrea Bonafede ai i cili lejoi Messina Denaron të bënte një jetë pothuajse normale, duke përdorur identitetin dhe kartat e tij bankare.

Pas zbulimit të banesës së parë hetuesit zbuluan dhe “Bunkerin” e Denaros, i cili ndodhet në një banesë rreth 300 metra larg të parës.

Çelësat e makinës të gjetura në çantën që mbante Messina Denaro në momentin e arrestimit i çuan hetuesit në vendndodhje e parë.

Mediat italiane thanë se në vendngjarje u gjetën parfume luksoze, mobilje të shtrenjta dhe veshje të stilistëve të famshëm si dhe dy telefona celularë dhe pilula Viagra.

Ditët e fundit, megjithatë, në “bunker” janë gjetur syzet ikonike të bosit të mafias të cilat ai i mbante kur ishte i ri./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button