Numri 1 në botë dhe një afrikane, në finalen e turneut “US Open”

Tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë, dhe ajo tuniziane Ons Jabeur, numri 5 në botë, janë dy finalistet e grand slam të US Open për femra në tenis. Ato kanë triumfuar sot në gjysmëfinale dhe për herë të parë do të duelojnë mes tyre në një finale të madhe.

Swiatek, në gjysmëfinale, mposhti 2-1 (3-6, 6-1, 6-4) bjellorusen Aryna Sabalenka. Një ndeshje që nisi keq për polaken, por që përmbysi gjithcka në favorin e saj. Më e lehtë fitorja e Jabeur, që mundi pa shumë probleme 2-0 (6-1, 6-3) francezen Caroline Garcia.

Swiatek është favorite, teksa ka fituar dy finalet e mëparshme në një grand slam ku është kualifikuar (këtë vit ka fituar Roland Garros). Për Jabeur kjo është finalja e dytë radhazi në një grand slam, pas atij të humbur dy muaj më parë në Wimbledon. Ajo mund të bëhet afrikania e parë që fiton një grand slam.

LEXO EDHE:

Back to top button